Tiranë, ndërron jetë 47-vjeçari pasi bie në kontakt me rrymën elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 22:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Fitnete Rexha” në kryeqytet.
Një person me inicialet I. Xh., rreth 47 vjeç dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën.
"Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor)." - njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
