Meta vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit” figura të shquara të kinematografisë shqiptare

Presidenti, Ilir Meta ka vlerësuar disa prej figurave të shquara të kinematografisë shqiptare.

Presidenti ka vlerësuar regjisoren Xhanfize Keko së bashku me regjisorët Kristaq Dhamo, Andi Keko, Viktor Gjika dhe aktoren Edi Luarasi me dekoratën “Nderi i Kombit” për kontributin ndaj artit shqiptar.

Kreu i shtetit u shpreh se ata arritën të jepnin mesazhe të jashtëzakonshme, frymëzuese përtej fasadave të rreme ideologjike duke u paraqitur publikut filma të gdhendur në kujtesën e të gjithëve.

Meta: Me rastin edhe të ditëlindjes së kinematografisë shqiptare, por dekorojmë edhe disa nga korifejtë e saj. Rreth 7 dekada më parë lindi kinostudio shqiptare, që ka shënuar një ngjarje historike dhe që solli një krijimtari të jashtëzakonshme për shoqërinë tonë. Për ideoligjizimit të skajshëm të sistemit dhe klisheve, regjizorët e artistët shënuan arritje të jashtëzakonshme profesionale.

Meta ka shprehur mirënjohjen për këta personalitete dhe kontributin e vyer të tyre.