Baçi: Aksionet e SPAK të denoncuar para disa vitesh, duhet të hetojë urdhëruesit e lartë të ministrisë
I ftuar në RTV Ora, publicisti Agim Baçi u shpreh se me aksionet e fundit të SPAK shpreson që të vendoset një standard i ri i drejtësisë në vend.
Ai tha se arrestimet e SPAK kanë lidhje me akuzat që ka bërë opozita dhe media, por mungesa e organeve të drejtësisë e ka nxjerrë opozitën dhe medien si diçka që nuk ka personalitet, por vetëm fjalë.
Baçi: Me aksionet e fundit të SPAK shpresojmë që të vendoset një standard i ri i drejtësisë në vend. Arrestimet e SPAK kanë lidhje me akuzat që ka bërë opozita dhe media, por mungesa e organeve të drejtësisë e ka nxjerrë opozitën dhe medien si diçka që nuk ka personalitet, por vetëm fjalë. Drejtësia i jep kuptim asaj që thotë media dhe opozita. Sot bëhet si një aksion spektakolar, janë dhënë më herët dhe nuk ka pasur reagim më parë. Ajo që na çon drejt zyrtarëve të lartë janë të penduarit, sepse nuk mund të jetë thjeshtë një grup prokurorim që ka firmosur për 24 milionë dollarë.
Funksionarët e thjeshtë të mos pretendojë se do të mbrohen nga titullari nëse akuzohen. Sipas raportit të fundit të OSBE/ODHIR thuhet se partia dhe shteti janë një, dhe jnë gjë e tillë do të jetë e vështirë për gradën ku e ka çuar kjo politikë raportin mes të punësuarve dhe politike, duke i bërë njësh, është shumë e vështirë që nëpunësi të marrë rolin që i takon, por varet nga dëshirat e titullarëve. Sigurisht që ka pasur njerëz që nuk kanë firmosur për tendera, por le të shpresojmë që të zbardhen akuzat që lidhen me tenderat. Mjafton që të shihen vetëm të dhënat e Open Data për të kuptuar tenderat me probleme.
Baçi shtoi se është e pamundur që kjo agjenci e prokurimeve të jetë kaq e pavarur në këtë administratë kaq të politizuar dhe të vepronin pa u konsultuar me udhëheqësit e tyre.
Baçi: Të paktën sekreti i përgjithshëm e ministrisë së Brendshme duhet të kërkojë falje që akuzoi opozitën për shpifje. Është e pamundur që kjo agjenci e prokurimeve të jetë kaq e pavarur në këtë administratë kaq të politizuar, do të ishte naive që ta mendonim nëse do të ndodhte ta bënin pa u konsultuar me udhëheqësit e tyre. Prandaj SPAK-u duhet të hetojë urdhëruesit. Mjafton të hedhë hapin dhe ne do të kemi të penduar. Ne duhet të alarmojë rasti që janë fikur radarët e një vendi të NATO-s. Jemi me fat që kanë futur vetëm drogë se mund të kishin futur edhe bomba apo terroristë.

