Mbërrijnë përmes aeroportit të "Rinasit" 18,720 doza të vaksinës Pfizer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 21:30
Kanë mbërritur në vendin tonë përmes aeroportit "Nënë Tereza" 18,720 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se numri total ka shkuar në 1,238,790 doza.
Rama: Aeroporti “Nënë Tereza” 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.
Ndërkohë, me herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinimi do të vazhdojë në vend edhe me njësi lëvizëse.
