Kampionati evropian, ja shuma shtesë që dha UEFA për ekipet pjesëmarrëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 17:53
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” gazetari Drilon Xhepollari ka treguar shifrën e çmimeve që k dhënë UEFA gjatë këtij kampionati evropian.
Ai është shprehur se UEFA si asnjëherë më parë ka dhënë 30 milion euro më shumë për ekipet pjesëmarrëse.
"Në kohë pandemie gjithë patën probleme financiare. UEFA si asnjëherë më parë ka dhënë 30 milion euro më shumë për ekipet pjesëmarrëse.
Italia është në krye me 28, 25 milionë euro."

