Kush merr kupën e "Euro 2020" Shaqiri: Anglia fiton, do të jetë finale e fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 18:26
Trajneri i futbollit, Artim Shaqiri pohon për "Sport Magazinë" se si tifoz, ai mendon se Anglia do të ngrejë trofeun në kampionat.
Trajneri thekson se finalja Itali - Angli do të jetë një ndeshje e fortë, dhe se diferenca do bëhet në fushë.
"Publiku është lojtari i 12-të në fushë. Nëse e them si tifoz, them se Aglia e fiton. Nëse diskutojmë nga ana profesionale, do të jetë një ndeshje shumë e fortë, për të përcaktuar fituesin", shprehte Shaqiri për Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.
Për emisionin e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=C-SzZyvBQ3o

