Ceferin nuk do të pranojë më një Europian në qytete të ndryshme
Për herë të parë në histori, një Kampionat Europian u zhvillua në 11 qytete të ndryshme të Europës dhe duket se ky format do të jetë i pari dhe i fundit.
Kampionati i ardhshëm Europian në 2024 do të luhet në Gjermani, pra në një shtet dhe kjo duket si zgjidhja ideale për tifozët, skuadrat dhe vetë Uefa-n.
Presidenti i futbollit europian, Ceferin, në një intervistë për BBC, konfirmoi se zhvillimi i Euro 2020 në 11 qytete nuk është formati ideal dhe nuk do të përsëritet më, të paktën sa të jetë vet ai në krye të institucionit.
"Është një ide interesante por e vështirë dhe e lodhshme për t'u organizuar. Nëse më pyesni mua, personalisht nuk do ta mbështesja më. Mendoj se është shumë sfiduese dhe në njëfarë mënyrë jo korrekte që disa ekipe duhet të udhëtojnë më shumë 10 mijë kilometra e të tjera 1000 kilometra. Nuk është e drejtë për tifozët.
Disa duhet të jenë në Romë dhe pastaj ditën tjetër ose pas ditës në Baku, një fluturim 4 orë e gjysmë. Është e vështirë, është një ide interesante, por e vështirë për t’u zbatuar. Nuk mendoj se do ta bëjmë sërish", u shpreh Ceferin.
Tërmet i fortë në Indonezi, me madhësi 6.2 të shkallës Rihter
9 Korrik, 18:58
Kujtojmë që vetëm "Final four", gjysmefinalet dhe finalja do të luhen në Londër, pra në Wembley, pasi të gjitha të tjerat u luajtën në qytete të ndryshme.

