Finalja/ Ramçaj: Nëse Sterling, s’tregohet altruist, Anglia do fitojë 3:1 ose 2:0
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 22:50
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Meridian Ramçaj ka komentuar, ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë që do të luhet të dielën e kësaj jave.
Ramçaj është shprehur se nëse Raheem Sterling, nuk do të tregohet altruist, Anglia do të fitojë ndeshjen me rezultatin 2-0 ose 3-1.
"Nëse Stërling do të jetë altruist, nuk do e ketë atë egoizmin që e karakterizon shpesh, që do të shënojë me patjetër, nëse në finale do të loz për ekipin, unë them se Anglia do të fitojë dhe do të jetë me një rezultat shumë bindës, të tipit 3-1, 2-0."- tha ai.
