Beteja për Harry Kane, Man. United parakalon Man. City për bomberin anglez
Harry Kane është emri më i lakuar në transferimeve në Premier League. Sulmuesi i Tottenham dëshiron të largohet nga klubi i tij aktual në kërkim të titujve dhe trofeve të rëndësishëm pasi i kanë munguar me Spursat dhe për të nuk ka shumë kandidatë që të jenë në gjendje të përballojnë çmimin e transferimit të tij.
Numrin1 i Tottenham, Daniel Levy ka vendosur në më shumë se 100 milion Euro çmimin e kartonit, të cilin vetëm skuadrat më të mira në Angli, përfshirë dy klubet e Mançesterit mund ta përballojnë.
Nëse njerëzit e Guardiols e duan bomberin anglez për të zëvendësuar Agueron janë edhe rivalët e tyre, djajtë e kuq që gjithashtu po bëjnë llogaritjet për të përpjekur që të arrijnë te Harry Kane.
Sipas "Football Insider", te Man United kanë gjetur formulën që do të kënaqte të gjitha palët. Plani i Tottenham ishte të kërkonte rreth 150 milion Euro për Kane, të cilit i kanë mbetur edhe tre vjet nga kontrata me klubin.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh vështirësinë për të arritur cash te ajo shumë, Football Insider ka publikuar se Man. United do të vendoste 100 milion Euro cadh dhe dy futbollistë për të plotësuar kërkesat e Spursave, megjithëse nuk përmend se kush lojtarë nga "djajtë e kuq", mund të hyjnë në operacionin e përmendur.
Kujtojmë që Man. United e ka bërë një goditje të madhe në merkato teksa ka siguruar shërbimet e Jadon Sanchos për 85 mln euro nga Dortmund dhe blerja e Kane do t'i bente ata një skuadër të frikshme në sulm.

