Finalja “Euro 2020”/ Vargu: Nëse do të ketë një arbitrim të drejtpërdrejt, Italia do të ‘rrëmbejë’ kupën
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë” në Ora Neës, Petrit Vargu, ka komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë që do të luhet të dielën, ku njëra prej tyre do të dalë kampione e Evropës.
Ai është shprehur se do jetë një finale më e bukur mes Anglisë dhe Italisë, sesa do ishte mes Italisë dhe Danimarkës.
Më tej shprehet se UEFA i detyrohet Anglisë, por sipas tij nëse të dielën do të ketë një arbitrim të drejt në ndeshje, Italia do rrëmbejë fitoren.
"Do shohim nj finale më të bukur mes Italisë- Anglisë sesa mund të ishte Itali Danimarkë. Anglia sot paraqet një rrezik dhe rreziku i saj është pikërisht te kredot që ka ajo në FIFA dhe UEFA, pasi UEFA i detyrohet Anglisë edhe për faktin se në Superligë katër skuadrat e para që u larguan në superligën që po krijohej, kjo do të ishte një shpullë për UEFA-n. Ky është një fakt që nuk e mohon dot njeri.
Këtu shoh edhe rrezikun që ka skuadra italiane. Sipas meje ndërmjet skuadrës italiane dhe asaj angleze, ka një hendek shumë të madh nga ana teknike në favor të italianeve. Pavarësisht për faktin se skuadra angleze luan në një kampionat shumë të pasur ku lojtarët janë të mbivlerësuar, vlera e skuadrës angleze në total, e kthyer në euro ose në paund është më e lartë se ajo Italinë. Unë mendoj se me një arbitrim të drejtpërdrejt, Italia nuk do të ketë asnjë lloj problemi që Italia të marrë kupën pavarësisht se kjo ndeshje bohet në Angli."

