Debat mes gazetarëve/ Myftaraj: Po fitojë Anglia do të ketë një gol skandaloz, revoltohet Sulçe

Të ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, gazetarët Kastriot Myftaraj dhe Altin Sulçe, kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe shkak është bërë finalja e së dielës, ku Anglia do të përballet me Italinë.

Myftaraj, është shprehur se nëse fiton Anglia do të ketë një gol skandaloz, ndërkohë Sulçe nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Kastriot Myftaraj: Po fitojë Anglia do të ketë një gol skandaloz.

Altin Sulçe: Po pse skandal, ti vetëm skandale nxjerrë, te Moska skandal, te finalja skandal, po ku e gjen skandalin.

Kastriot Myftaraj: Një të mirë do ketë, po fitoj Anglia, se do harrohet ai goli i ’66, do merren me këtë tjetrën.