"Euro 2020" Finalja e madhe, Zajmi: 11 korriku ditë shansi për Italinë
Ndërsa ndodhemi në prag të finales Kampionatit Europian Itali -Angli, aludimet se cila kombëtare do të ngrejë trofeun janë të shumta. Finalja do të zhvillohet nesër në orën 21:00, në Londër.
Uvil Zajmi, ish-arbitër teksa flet në "Sport Magazinë" për finalen thotë se shtypi italian ka rikujtuar për publikun 11 korrikun e 1982, vitin kur Italia fitoi kupën e botës.
Anglia nga ana tjetër rikujton 30 korrikun, kur Booby Moor mori kupën nga mbretëresha.
"Duke iu referuar sot shtypit, gazetat italiane i rikujtojnë të gjithëve që 11 korriku është dita e finales së madhe të 1982, ku Italia mori kupën e botës. Kështu që thënë ndryshe , kjo është dita shansi për Italinë. Ndërkohë që anglezët përgjigjen me 30 korrikun kur Bobby Moore mori nga mbretëresha kupën. Madje anglezët kur morën kupën në 1966 thonë se atë vit grupi Beatles nxori albumin e famshëm, duke nënkuptuar se janë më të favorizuar nga Italia", thotë ish-arbitri për Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.
Për emisionin e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=C-SzZyvBQ3o
