Hysaj ndahet me Napolin dhe tifozët: Ishte krenari, nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim

Elseid Hysaj po stërvitet me Lazion ku ka nisur grumbullimin për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit te tij, Mauricio Sarri.

Ishte zgjedhja e këtij të fundit në stolin e Lazios që e shtyu dhe mbrojtesin shqiptar të zgjidhte pikërisht transferimin në Romë me bardhekaltërit ku ende nuk është zyrtarizuar.

Gjithsesi, mbrojtësi shkodran përmes një letre të gjatë është ndarë me tifozët e Napolit me të cilët ndau jo pak por 6 sezone me ta, me trofe dhe zhgënjime. Hysaj tha vetëm fjalë të mira për duke i falenderuar të gjithë bashkë me drejtuesit e klubit napoletan.

"Napoli, pas 6 vitesh së bashku ka ardhur momenti të përshëndetemi, ndonëse nuk mjafton një postim për t’u falënderuar të gjithëve. Dua të falënderoj gjithsesi shokët e mi të skuadrës, drejtuesit e klubit, magazinierët, fizio-terapistët dhe të gjithë njerëzit që kam punuar, apo njohur gjatë eksperiencës time këtu. Një falënderim special shkon për ju tifozët e qytetit, që më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time.

Ka qenë krenari për mua të vesh fanellën e Napolit dhe kam dhënë gjithmonë shpirtin në fushë, për të nderuar dhe djersitur atë bluzë, ndaj më vjen keq që golin tim të vetëm, nuk pata mundësi ta festoj me ju në shkallët e stadiumit. Largimi im nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim, pasi siç thotë shprehja e famshme: Kur ikën nga Napoli, qan dy herë, kur vjen dhe kur ikën. Është pikërisht kështu, ndaj do ju mbaj gjithmonë në zemër”, tha ndër të tjera Hysaj në letrën e tij drejtuar klubit dhe tifozërisë napolitane", përfundon letra dhe mesazhi dedikues i Hysajt për familjen napoletane të futbollit.