Finalja/ Gjoni: Mesfusha, pika e suksesit për të dy skuadrat, Anglia fizikisht më lartë se Italia

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Viktor Gjoni, ka komentuar finalen e evropianit, që do të luhet të dielën mes Italisë dhe Anglisë.

Sipas tij, mesfusha do të jetë pika e suksesit për të dyja skuadrat, si dhe do të përcaktojë fatet e ndeshjeve.

"Mesfusha do bëjë  diferencën për ekipin italian dhe atë anglezë. Aty do të jetë pika e suksesit për të dyja skuadrat. Mesfusha do të përcaktojë fatet e ndeshjeve. Këto ekipe janë determinant dhe do secili të mbizotërojë. E para nëse Italia  do bëjë lojën si me Belgjikën, mund të kemi një rezultat pozitiv, por Anglia fizikisht është më lartë se italianët. Pavarësisht se mund të kenë një avantazh italianët sepse kanë luajtur 24 orë më mbrapa anglezët."