Cara: Në finale kanë dalë dy shkolla të ndryshme të kampionatit evropian dhe botëror

I ftuar në “Sport Magazinë, në Ora News, Ilirjan Cara, ka komentuar finalen e së dielës, ku Italia do të jetë përballë Anglisë.

Ai është shprehur se në finale kanë dalë dy shkolla të ndryshme të kampionatit evropian dhe botëror.

"Në finale kanë dalë dy shkolla të ndryshme të kampionatit evropian  dhe botërorë. Anglia është e para që shpiku, lojën e magjishme të futbollit, dhe Italia që e ka praktikuar futbollin në mënyrën më të bukur, duke u konsiliduar 4 herë finalist e botës, disa herë finaliste, gjysmëfianaliste, çerekfinalist."