“Euro 2020”/ Nëse fiton Anglia, 11 korriku shpallet ditë kombëtare për Mbretërinë e Bashkuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 22:41
I ftuar në emisionin “Euro 2020”, në RTV Ora, Altin Kodra është shprehur se në Angli aludohet se nëse e fitojnë kampionatin evropian, 11 korriku do të shpallet ditë kombëtare.
"E hëna në Angli sipas gjasave do të jetë pushim në Angli. Do jenë mbyllur bankat dhe çdo gjë tjetër. Madje është diskutuar çështja se nëse fiton Anglia a do të shpallet dita e dielë ditë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Duke iu uruar fat anglezëve, unë imagjinoj pjesën tjetër, po sikur Anglia të mos e fitojë evropianin."
