Kampionia e Olimpiadave mbajti të fshehtë shtatëzaninë sepse i frikësohej reagimit të sponsorëve
Atletja, Natasha Hastings fituese e 2 medaljeve olimpike në vrap (e para në 2008 në Pekin me ekipin amerikan dhe e dyta në 2016 në Rio, Brazil ) po përgatitej për garën e radhës, periudhën kur ajo mbeti shtatzënë.
Ajo lindi në gusht të 2019 dhe u kthye në fushë vetëm gjashtë javë më vonë. Në të njëjtën kohë, ajo hapi një kanal në Youtube, ku publikonte intervista me atletë të tjerë. Në një nga videot në kanalin e saj në Youtube, atletja ka folur për periudhën kur ishte shtatzënë, për stërvitjen që bënte çdo ditë dhe për rutinën e saj të trajnimit gjatë shtatzënisë.
"Doja shumë të krijoja një familje, por jo në periudhën kur mbeta shtatzënë", ka thënë atletja në një intervistë.
“Nuk e gëzova shtatzëninë time. E kam fshehur për më shumë se 6 muaj. Nuk e dija se si do të reagonin sponsorët e mi. Kur kuptova që isha shtatzënë, vazhdova të stërvitesha. E pyeta mjekun tim dhe ai më tha të dëgjoja trupin tim. Për fat të mirë, pata mbështetjen e trajnerëve të mi, të cilët nuk më bënë presion dhe më ndihmuan shumë. Jam stërvitur deri sa kam lindur. Fillova të ndiej ndryshime pas javës së 13-të. Por unë nuk e ndërpreva stërvitjen," ka treguar ajo në videon e saj, duke zbuluar se ishte shumë e shqetësuar kur vendosi të fliste me sponsorët e saj.
Përfundimisht reagimi i sponsorëve nuk ishte ai që atletja i frikësohej."Sponsorët u habitën pse nuk e zbulova më herët dhe më përgëzuan," tha ajo, duke shtuar se përvoja e saj ishte shumë ndryshe nga ajo e grave të tjera.
View this post on Instagram
