Cara: Spektakël në finale do dhuronte Gjermania, Holanda ose Franca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 18:24
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Ilirjan Cara, është shprehur se nuk dëshironte që në finalen e “Euro 2020” të ishin Anglia dhe Italia, pasi sipas tij janë ekipe që nuk dhurojnë spektakël në fushë.
Më tej ai thotë se ndeshjet që mund të dhuronin spektakël, do ishin Gjermania, Holanda dhe Franca.
"Unë nuk do të preferoja asnjërën në finale, por tani jemi para një verdikti të kryer dhe opinioni jonë në studio dhe kudo nuk ndryshon asgjë. Unë do preferoja një çift më spektakolar, dhe spektaklin në futboll, mund ta garantonin Hollanda , Gjermania dhe Franca. Prandaj parashikoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk parashikoj spektakël.

