Copa America, finalja Brazil-Argjentinë do të luhet me 8000 spektatorë në "Maracana"
Edhe pse po kalon një situatë të vështirê nga koronavirusi, në Brazil u dha lajmi i mirë për tifozët e Copa America.
Në finalen e madhe Argjentinë-Brazil do të lejohen tifozë në stadiumin mitik "Maracana", maksimumi 8000 persona ose 10% e kapacitetit të impiantit.
Edoardo Paes, kryebashkiaku i Rio de Janeiros, konfirmoi lajmin e mire per praninë e tifozëve në finale.
Gjithsesi, do të ketë edhe masa strikte për spektatotët e pranishëm sic janë maskat, distancimi 2 metra me një person tjetër apo grup familjar në shkallët e stadiumit ndërsa në hyrje do të kërkohet një test negativ i 24 orëve të fundit.
Fillimisht Conmebol kishte kërkuar praninë e 50% të kapaciteteve te impianteve ku u luajt Copa America por më pas u tërhoq pasi situata në Brazil është jo dhe aq e mirë.
Pati protesta të mëdha kundër zhvillimit të eventit në Brazil ku më shumë se 500 mijë persona humbën jeten nga pandemia. Presidenti Bolsonaro është shënjestruar nga tifozët teksa edhe vet skuadra e Brazilit fillimisht ishte kundër spostimit të Copa Americas në vendin e legjendës Pele.

