Mbante kallashnikov në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 11:45
Një 64-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi mbante një armë zjarri pa leje në banesë.
Mësohet se në pranga ka rënë Ramazan Çeka, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan.
Pas kontrollit në banesën e 64 vjeçarit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
