Furnizonte lagjet e Greqisë me kokainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar që ishte shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 19:06
Shqiptari, Klejdi Abdyli është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave greke, 29-vjeçari, furnizonte me kokainë lagjen San Donato në Pescara të Greqisë.
Më 2018, i riu u kap me 1,2 kilogramë kokainë, por që asokohe arriti që ti shpëtonte policisë. Që prej atëherë ai u shpall në kërkim, ndërkohë që është arrestuar ditën e sotme.

