(Foto) Parada mbreslënëse e Chiara Ferragni në Festivalin e Filmit në Kanë

Influencuesja, Chiara Ferragni shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, duke marrë një sërë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj në Instagram. Biznesmenia dhe influencuesja bëri paradë në tapetin e kuq me një fustan të verdh neon.

(Foto) Parada mbreslënëse e Chiara Ferragni në Festivalin e

Fustani  i Chiara Ferragni është dizejnuar nga stilisti Giambattista Valli, ndërsa lulet e fustanit janë prej argjendi. Ndërkohë, detajet në mëngët e fustanit janë fletë metalike nga material i  ricikluar.

Chiara kompletoi pamjen me 2 varëse rreth qafës me emrat e fëmijëve të saj, Leo dhe Vittoria.