Krizë mbetjesh në Golem, kazanët e plehrave të papastruar në pikun e sezonit turistik

Në plazhin e Golemit mëngjesin e sotëm rezulton se kazanët e mbetjeve urbane janë te tejmbushur dhe nuk është kryer rregullisht evadimi i tyre nga  zona për në vendgrumbullim.

Në zonën e plazhit të Durrësit kazanët janë pasqyruar  pikërisht në piken ndarëse me rrethin e Kavajës te përroi i Agait.

Mbetjet e hedhura pa kujdes  kanë krijuar një pirg me material ndotës.

Në zonën e Golemit pushuesit e quajnë të papranueshme një situatë të tillë.

Shumë prej tyre shprehin keqardhje dhe frikë për shëndetin e fëmijëve pasi mbetjet që dekompozohen në diell, janë rrezik infeksioni sidomos për fëmijët. Disa prej tyre shprehen se nuk dëshirojnë të kthehen më në këtë plazh me këto kushte jo higjienike.

"10 kazanë sa herë kalon një tmerr i vërtetë. Plus erës ka dhe gjërat e tjera që janë baktere, mikrobe. Në rrugë kryesore, as e asfaltuar asgjë. Kaq e thjeshtë është, një investim. Në këtë zonë këtu nuk vij më, unë jam nga Korça. Kjo zona është e tmerrshme," shprehet qytetari.

Krizë mbetjesh në Golem,  kazanët e plehrave të papastruar