Radhë të gjata makinash, qytetarët e Kosovës nisen drejt Shqipërisë për fundjavë

Kanë udhëtuar mbi 300 km nga Presheva drejt Shqipërisë.

Bregdeti ynë është destinacioni i shqiptarëve të Serbisë këtë verë.

"Sigurisht ky është vendi ynë i vetëm që ëndërrojmë t'i kalojmë pushimet gjithmonë, çdo sezon."

Mes tyre disa që do e shohin vendin amë për herë të parë.

"Bujanovci, komuna e Preshevës. Po shkojmë për herë të parë në Shqipëri."

Ditët e nxehta kanë bërë që shqiptarët nga trojet e jo vetëm të marrin rrugën drejt plazhit.

E premtja shënoi fluks në hyrje nga pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ku u shënuan radhë.

"Shëngjin, do rrimë 10 ditë."

"Jam duke shkuar në Shëngjin."

Kanë dëgjuar edhe për konfliktet për plazhet, por rrezik më të madh shohin aksidentet, pasi disa nxitojnë në rrugën drejt detit.

"Më mirë është të arrijmë, se mos të arrijmë fare. Më mirë të ulin shpejtësinë dhe të arrijnë 20 minuta më vonë."

Mbi 12 mijë persona hynë në Shqipëri nga Morina vetëm në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa numrit i atyre që kanë zgjedhur Shqipërinë për këtë fundjavë besohet se është disa herë më i madh.