Mjekët e Traumës protestë për arrestimin e 2 kolegëve që operuan 17-vjeçarin nga Velipoja: Vazhdon jepet "bakshish"
Sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor ditën e djeshme, 7 korrik paralajmëruan një protestë lidhur me prangosjen e 2 mjekëve që dyshohet se morën ryshfet për të operuar një 17-vjeçar të plagosur në masakrën e Velipojës.
Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi e cila ndodhej në ambientet e Traumës bën me dije se mjekët janë mbledhur përpara spitalit për të kërkuar atë që e konsiderojnë të drejtën e tyre. Duke u nisur nga rasti i Velipojës dhe arrestimi i 2 mjekëve të cilët dhanë ndihmën e parë për një person të plagosur, ata janë arrestuar me pretendimin se kanë shpërdoruar detyrën duke marrë rryshfet.
Mjekët të cilët janë mbledhur përpara spitalit të Traumës kërkohet që të mos abuzohet me atë të cilën e quajnë të drejtën e tyre.
Ata thonë se nuk është e drejtë të arrestohen mjekët dhe kanë pretendime se për rastin në fjalë nuk ka prova konkrete. Mjekët janë të mbështetur edhe nga sindikata e mjekëve.
Mjeku Korab Sejdini tha: "E konsiderojmë të përshpejtuar veprimin e Prokurorisë për masën e sigurisë "arrest me burg" për diskutime të të tretëve nëpër telefona të cilët përmendin emra pa asnjë provë tjetër. Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk kanë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes t'i largohen drejtësisë pasi në atë rast do humbnin gjithçka që kanë arritur në punë dhe profesion. Ndalimet apo arrestimet e mjekëve me show mediatik janë abuzime dhe cenim i integritetit profesional. Ne kërkojmë nga organet hetimore ndalimin e menjëhershëm të këtyre abuzimeve dhe njëkohësisht garanton të gjithë punonjësit shëndetësorë se do të ndjekë në çdo mënyrë çdo rast abuzimi."
Ndërsa një tjetër mjek, u shpreh se problem në Shqipëri është sistemi duke kujtuar edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se duhet autonomi spitalore.
“Mjek prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit të kolegut. Kryeministri para disa vitesh ka thënë se problem në Shqipëri për korrupsion është sistemi dhe jo individi. Ai ka thënë se edhe nëse sjellim një gjerman këtu ai do të arrestohet. U arrestuan ata, a u zgjidh problemi?! A vazhdon të jepet sot sërish bakshish?! Sigurisht që po. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore. Ne presim. Duhet autonimi spitalore. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe vazhdojnë të japin. Problem është sistemi," tha ai.
Mjekët kërkojnë mbrojte për bluzat e bardha dhe mos konsiderohesh persona të rrezikshëm.

