Krasniqi në krye të AMA-s/ Çipa: Po riciklohet tradita që shumica politike vendos, duhej të thyhej tabuja

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Aleksandër Çipa, ka folur në lidhje me vendimin e parlamentit, i cili ditën e sotme miratoi drejtuese të  Autoritetit të Aediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqin.

Çipa është shprehur se po riciklohet tradita që shumica politike vendos gjithmonë për caktimin e drejtuesit të radhës të AMA-së.

Sipas tij në zgjedhjet e kryetarit të AMA-së, duhej të kishte mbështetje politike nga të dyja palët, teksa shton se politika ka determinuar vullnetin e asnjanësisë dhe etniteteve profesionale

"Edhe pse ka pasur reagime më herët në dy prej zgjedhjeve që lidhen me funksionimin e mediave në përgjithësi, me entin e vetëm rregullator që kemi ne AMA, e cila në periudhën e parlamentit të ri do të marrë atribute që të përfshijë si rregullator edhe media të reja të Shqipërisë. Ka ndodhur ajo që më herët ka qenë vullneti i shumicës politike ai që e ka përcaktuar autoritetin e ri.

Ne do të dëshironim që reagimet e organizatave të qytetarëve, institucioneve që kanë një ndjeshmëri që e ndjekin rregullisht situatën e lirisë së mediave dhe në mënyrë të veçantë, procesin e rregullimit dhe vetërregullimit në media, të dëgjoheshin nga parlamenti, por kjo nuk ndodh. Po riciklohet ajo traditë që shumica politike vendos përherë për caktimin e drejtuesit të radhës të AMA-së.

Do donim që në kushte e një parlamenti të ri, të kishte më tepër mbështetje politike nga të dyja palët, zgjedhja e drejtuesit të ri të AMA-së, por kjo nuk ndodhi, mesa duket politika ka  determinuar vullnetin e asnjanësisë dhe etniteteve profesionale, duke përcaktuar në krye të AMA-së, kolegë të cilët më së shumti kanë atë që quhet CV e gazetarëve të angazhuar."

Më tej ai thotë se në krye të AMA-së duhet të jetë një person i pavarur dhe me një investim të fuqishëm në fushën e mediave.

"Ne do të dëshironim të thyhej kjo tabu dhe të zgjidhej një përfaqësues i komunitetit tonë profesional që vjen nga një background i pavarur me një investim të fuqishëm në fushën e mediave, edhe pse rasti e zonjës Krasniqi nuk e përjashton këtë gjë. Ne kemi pasur në fikus edhe mosplotësimin e vakancave që janë në Këshillin Drejtues dhe në bordin e AMA-së. Kjo histori e përsëritur midis marrëdhënies së medias dhe politikës është një nga arsyet pse në raportet periodike ndërkombëtar, Shqipëria gjithmonë çedohet për shkak të  këtyre situatave. Është një përgjegjësi e politikës. Vendimin e merr politika.

Dy kanë qenë vektorët që e kanë përcaktuar zgjedhjen dhe përcaktuesin e kryesimit të AMA-së, ose grupet e interesave dhe këtu përgjithësisht kanë qenë operatorët e mëdhenj radiotelevizivë të vendit ose interesat e politikës që flirtojnë me një pjesë të mirë të këtyre operatorëve të mediave audivizive. Ky është një konflikt i hapur interesi, dhe kjo është një nga arsyet që media vizive mbetet në një pengmbajtje."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini