"Opozita do të luajë një rol vendimtar", Basha takim me Sorecën dhe ambasadorë të vendeve të BE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe ambasadorë të vendeve anëtare të Unionit.
Përmes një postimi në “Twitter” ambasadori Soreca thotë se pati një diskutim të gjatë me kryedemokratin, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.
“Bashkëbisedim i gjatë sot midis Shefave të Misioneve të Bashkimit Evropian dhe Kryetarit të PD, Lulzim Bashës në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar.Ne shkëmbyem pikëpamjet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.
Opozita do të rikthehet në shtator në Kuvend, dy vite pas djegies së mandateve.
Ndërkohë Kuvendi mbylli sot punimet me seanbcën e fuindit për këtë legjislaturë.




