Diell dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb pjesa e parë ditës do të jetë me kthjellime në një pjesë të mirë të vendit tone. Por në pjesën e dytë te ditës priten kalime vranësirash në zonën e ulet dhe malore.
Ndërsa vija bregdetare mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veri-perëndimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 3 ballë.
Europa Veriore dhe Britania e Madhe do të jenë me vranësira dhe reshje shiu.
Gjithashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje paraqitet qendra e kontinentit. Ndërsa rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
