Brenda kafes së Kuvendit, Halit Valteri foto me kolegët, nuk do të jetë në shtator

Kuvendi mbylli sot punimet me seancën e fundit plenare të kësaj legjislature. Mbi 80 deputetë, shumica në radhët e opozitës, që u ulën sot në sallë do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re.

Prej tyre edhe Halit Valteri, i cili e ka shfrytëzuar takimin me kolegët në kapen e parlamentit për të shkrepur nga një foto si kujtim.