Kim takon drejtuesit e PAAC: Ndërsa Shqipëria pastron gjykatat, do tërheqë më shumë investime amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2021, 19:18
Ambasadorja amerikane Yuri Kim priti sot në një takim drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptar-Amerikan.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se në takim diskutoi me liderët për mënyrën sesi diaspora mund të ndihmojë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri.
Ndërsa Shqipëria forcon shtetin ligjor dhe pastron gjykatat, do të bëhet një anëtarë më e aftë e NATO-s dhe do të tërheqë më shumë investime amerikane, thotë Kim.
Ushqimet që ua largojnë lodhjen
7 Korrik, 19:10
Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan zhvilloi sot një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili vlerësoi kontributin e çmuar të delegacionit.
Në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit shqiptaro-amerikan në dobi të kombit shqiptar.

