Operacioni në Lushnje/ Demalia: Tushe nuk është peshk i madh, por një “mizë në menderen e buallit”

Në një lidhje me “Skype” në edicionin e lajmeve të Ora Neë, Ilir Demalia, ka komentuar operacionin e djeshëm në Lushnje nga SPAK, ku në pranga ranë 11 persona, mes tyre edhe Kryebashkiaku Fatos Tushe.

Sipas publicistit, Tushe është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror gjatë 30 viteve.

Ai shton se korrupsion ka në të gjithë botën, por sipas tij në vendin tonë korrupsioni është i bazuar në ligj.

"Tushe nuk është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror në këto 30 vjet. Çdo kriminel që arrestohet është një vënie e drejtësisë dhe një ndëshkim për të krijuar precedent që nuk mund të sillen më kështu me zyrat e pushtetit. Nëse do të shkohet vetëm për të krijuar një imazh të funksionimit të drejtësisë nëpërmjet ndëshkimit, arrestimit, dënimit të zyrtarëve të nivelit të tretë të katërt, kjo nuk do të jetë vendosje e drejtësisë, sepse drejtësia do të vendoset atëherë kur të kapet demi për brirësh, dhe brirët janë pushtetin e lartë.

Korrupsioni në të gjithë botën ka të njëjtën situatë, por korrupsioni në Shqipëri është i bazuar në një ligj kriminal që është dakordësuar në parlamentin shqiptar që në ’92 me ligjin 75/01,(ligji I pronës) nga të dyja palët. Dhe ky ligj asnjëherë nuk është ngritur asnjëherë nga asnjëra palë për t’u abrovuar të paktën formalisht, megjithëse dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm. Mbi bazën e këtij ligji janë bërë të gjithë aktet kriminale, është bërë grabitje pronash private e publike duke legalizuar krimin. Në një kohë kur pronarët e vërtetë, ata që kishin prona para lufte dhe ja mori regjimi komunist, Enver Hoxha i ruajti kadastrat, këto i dogjën kadastrat. Këto i morën të gjithë pronat dhe i legalizuan në pushtet, a mund të ketë një akt më kriminal në një shtet, nga të dyja palët."

Ai shton se korrupsioni në vendin tonë është i përfshirë në administrata shtetërore dhe publike, teksa thekson se drejtësia funksionon nëse goditen ‘kokat’ e korrupsionit dhe jo nivelet e ulëta.

"Ky korrupsion është i përfshirë në të gjitha nivelet, administratës shtetërore, private, dhe këto shtrirje janë shumë të mëdha dhe të dukshme. E gjithë vija bregdetare që nga Velipoja në Sarandë është e zaptuar. Ka zona me emër fshatari që ndoshta edhe ka vdekur, por prapa këtyre pronave është edhe një emër zyrtari apo një emër biznesmeni i lidhur me politikën. E gjithë kjo është një skemë që ka degjeneruar deri në indet e fundit administratën shtetërore dhe ato biznesmenë të cilët kanë krijuar në këto toka, duke filluar me Zamir Manen, e të tjerë biznesmenë qoftë edhe pronarë televizionesh që kanë ndërtuar nëpër Tiranë dhe na hiqen si burra të mirë.

 Media në bashkëpunim me politikën kriminale, kanë shkatërruar jo vetëm natyrën, por të ardhmen urbane sidomos të Tiranës dhe qytete e tjera. Ato fasadat që bën kryeministri Edi Rama, qytetet urbane, apo me reklamat që po bën Blendi Fevziu që po ndërton turizmin, ky njeri që ka dhunuar pronat publike dhe private duhet t’i jepet fund. Këtu do të besoj unë se drejtësia është duke funksionuar dhe nuk ka mundësi që të funksionojë vetëm me nivelet e ulëta. Këta janë derra e dosta që duhen ndëshkuar ashtu siç ndëshkohen derri."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini