Vijon trendi pozitiv, asnjë humbje jete nga Covid por 6 raste të reja më shumë se dje

Edhe kjo e mërkurë, 7 korrik, nuk regjistroi asnjë viktimë nga Covid 19 në vendin tonë por në krahasim me një ditë më parë kemi 6 raste të reja më shumë pozitive.

Në 2007 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       13

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore               2007

 

Testime totale            823,533

Raste pozitive             132,557

Raste të shëruara       130,035

Raste Aktive                  66

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Elbasan       8

Shkodër       7

Korçë          7

Fier              6

Vlorë             5

Durrës           4

Lezhë           2

Kukës          1

Gjirokastër         1