Rikthehen lojërat e fatit, “Gjysëmfinalja” çon në pranga 35 persona, 19 në Tiranë
Policia e shtetit zhvilloi një aksion kundër lotove sportive në 12 qarqet e vendit duke vënë në pranga 35 persona dhe proceduar 18 të tjerë në gjëndje të lirë. Policia dyshon se këto shtetas ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive ndërkohë që disa prej tyre u arrestuan në flagrancë me skedina të prera për ndeshjen gjysmëfinale të Europianit mes Anglisë dhe Danimarkës.
Lotot sportive duket se janë rigjallëruar në të gjithë vendin ndërkohë që policia ka shfrytëzuar gjysmëfinalen e Europianit mes Anglisë dhe Danimarkës për të goditur rrjetin kriminal në 12 qarqet e vendit.
Më shumë se 1100 efektiva policie të angazhuar në aksion kanë kryer arrestimin e 35 personave dhe kanë nisur procedimin e 18 të tjerëve.
Bazuar në informacionet paraprake janë kontrolluar 656 ambiente të ndryshme përfshirë lokale por edhe banesa në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.
Kryeqyteti renditet i pari për sa i përket personave të arrestuar me 19 shtetas. Po ashtu gjatë aksionit policia ka sekuestruar 15 kompjutera, 5 makineta për lojërat e fatit, 16 tabela që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Ky aksion i policisë erdhi pas takimit që ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, organizoi me drejtuesit e policisë, i cili iu la porosi për rritjen e forcës goditëse ndaj aktivitetit kriminal.
Evidencat e policisë tregojnë për një rigjallërim të aktivitetit të basteve sportive gjatë muajve të fundit dhe veçanërisht gjatë Kampionatit Europian të futbollit.
Të arrestuar në Tiranë
-Arben Shahu
-Skënder Mejdani
-Daniel Latifaj
-Bruno Lico
-Sinan Murati
-Enea Çarçani
-Miklovan Saka
-Indrit Lika
-Muhamed Xhafa
-Gentian Garuja
-Altin Forgali
-Gramoz Dragjoshi
-Ardian Qosja
-Hysni Masha
-Besarb Hykollari
-Luan Billa
-Ferdinant Hysenbelliu
-A. D
-A. Z
Të arrestuar në Vlorë
-Erjon Meminaj
-Klejdi Dulaj
-Orli Gjyzeli
-Jon Zotaj
-Marjo Tairaj
-Romeo Haderi
Të arrestuar në Shkodër
-Nikolin Paja
-Muharrem Firi
-Silvano Peraj
-Ilir Toska
-Arnes Demolli
Të arrestuar në Durrës
-Xhulio Preçi
-Briand Muça
Të arrestuar në Fier
-Klaudio Çela
Të arrestuar në Bulqizë
-Izet Përkoxha
Të arrestuar në Korçë
-Renaldi Berberi
