Mjekët e Traumës në qeli për ryshfet, Sindikata: Të ndalen arrestimet për show me punonjësit shëndetësor
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetesor e sheh të tepruar arrestimin e dy mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë, nën akuzë se kanë marrë ryshfet për operimin e 17-vjeçarit të plagosur në masakrën e Velipojës ku mbetën të vrarë katër persona.
Më anë të një deklarate, Sindikata bën thirrje të ndalen burgosjet për show të punonjësve shëndetësor.
Sindikata gjithashtu ka lajmëruar një protestë nesër në oborrin e Traumës nga ora 9-10.
Ryshfeti i marrë për mjekimin e 17-vjeçarit të plagosur në masakrën e Velipojës çoi në pranga me 3 korrik dy mjekë të spitalit të Traumës.
Mjeku kirurug Serdi Memini dhe kolegu i tij anestezist Ervin Sulaj ranë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë marrë para nga babai i nipit të Verracakëve që po trajtohet në spital.
Policia tha se ka sekuestruar edhe një shumë të konsiderueshme parash ndërsa në pranga ka përfundu
ar edhe babai i 17-vjeçarit të plagosur.
