“I kanë hyrë ethet”/ Sulçe- Patushit: Je bërë bllok dysh me Rizën, ngriheni në ajër...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 23:47
Në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, nuk kanë munguar ‘sulmet’ që komentatorët kanë pasur kundrejt njëri-tjetrit.
Saimir Patushi ka ngacmuar Altin Sulçen, duke i thënë se i kanë hyrë ethet nga Italia, ndërkohë gazetari i është përgjigjur se ai është bërë së bashku me Florian Rizën që ta ngacmojnë.
Patushi: Flori mesa duket ethet Italisë që sot kanë vazhduar te tifozëria angleze të duket dhe të bie në sy shumë.
Sulçe: Mua më vjen keq që bëhesh pjesë e Rizës, domethënë je renditur në një pozicion me Rizën dhe jeni bërë bllok dysh. Ngriheni në ajër vetëm më qëlluar, por mua nuk më emocioni as ti as zotëria. Jo ikanë hyrë ethet jo, kështu, këto hiqini.
