“Hap tema që të kaloj koha”/ Sulçe revoltohet ndaj Rizës: Trego respekt për mendimin e tjetrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 23:33
Të ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Specialisti i futbollit, Florian Riza është përplasur me gazetarin Altin Sulçe, teksa po komentonin ndeshjet e gjysmëfinales, së kampionatit evropian.
Florian Riza i është drejtuar duke i thënë që hap tema për ta kaluar kohën, ndërkohë Sulçe i është përgjigjur duke i thënë që të tregoj respekt për mendimin e tjetrit.
Florian Riza: Hap tema që të kaloj koha
Altin Sulçe: Trego pak më respekt të paktën për idenë e njerëzve.
Florian Riza: Respekte
Altin Sulçe: Unë nuk jam për të kaluar kohën, por jam për t’i dhënë intensitet, ide dhe informacion njerëzve. Nuk i jap për të kaluar kohën. Unë e ndjej atë që bëjë dhe e mendoj mirë atë që them.
Florian Riza: Tema, tema, jo ti.
