Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE, vlerat e tyre s'janë ekskluzive por universale

Për kryeministrin Edi Rama, anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një arsye e dobishme për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste, në çdo aspekt, vendi jonë mund të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët.

Në pritjen  zyrtare të organizuar me këtë rast pasditen e kësaj të marte, 6 korrik, në Pallatin e Brigadave me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të jashtëm, Rama tha se Shqipëria do të bëhet më shpejt dhe  bashkë me qeverinë e tij do ta jetojë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë.

Rama: Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacisë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor. Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit, rikonfirmon një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombëtar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoja të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurt.

Ky është një mësim inkurajues për të guxuar më shumë dhe për të mësuar më shumë. Shqipëria do të bëhet më shpejt. Unë, së bashku me shumicën e rizgjedhur dhe qeverinë do ta jetojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë. Ku në këtë dekadë që kemi hyrë, dielli të mos shkelqejë vetëm për një pjesë, por për të gjithë njësoj.

Kryeministri, Edi Rama, u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, por vendet mund të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE.

Rama nënvizoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t'i përmirësuar.

Rama: Unë së bashku me shumicën e rizgjedhur të shumicës qeverisëse do ta lejojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u angazhuar edhe më shumë. Për të punuar me të gjitha fuqitë që kjo dekadë të bëhet dekada e ngjitjes së një majë ku dielli të shkëlqejnë për të gjithë shqiptarët. Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Më bëri një kritikë të bukur një mendje e kthjellët. Vlerat që t'i i quan europiane kur  flet për BE nuk janë ekskluzive të saj, por edhe vetë BE lufton dhe përpiqet që t'i forcojë më shumë. 

Po janë vlera universale dhe nëse nuk do të ishin të tilla nuk do të ishin në një sfidë e vazhdueshme edhe për vetë BE pasi sot Kosova nuk do të ishte  e pamundur për të lëvizur e lirë, dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të ishte në pritje të një date. Megjithatë kjo në asnjë mënyrë për të mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba brenda të cilëve ishte izoluar ky vend kur u anëtarësua në OKB dhe u deshëm 3 dekada për të dalë nga izolimi dhe për të parë te vetja aftësinë për të qenë i barabartë.

Në 11 Qershor Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin