Pensionet në Shqipëri, Drane Xhai: Marr një shumë qesharake është e dhimbshme, nuk më del as për...

Aktorja shkodrane e humorit, Drane Xhai nuk ka nguruar të flasë për pensionin qesharak që merr dhe pamjaftueshmërinë financiare, për të mbuluar shpenzimet bazike të muajit.

E pyetur nga gazetari,për emision "Ora Verore" aktorja pohon se artistët nuk trajtohen siç duhet nga institucionet, duke theksuar se për aq kohë sa  artistët janë në skenë shfrytëzohen e më pas kur kalojnë në moshë madhore, lihen në harresë.

Ronaldo Sharka: Në vende të ndryshme europiane, artistët si ju trajtohen me trajtime të veçanta nga autoritete përkatëse. Po ju në Shqipëri, sa e lënë pas dorë ndiheni nga institucionet? Kam dëgjuar shpesh herë, që  për artistët e mëdhenj ka pensione qesharake.

Drane Xhai: Jo për tu ankuar, por është realitet. Nuk di se si ta përcaktoj. Këtu institucionet  shtetërore nuk duan t'ia dinë fare. Të shfrytëzojnë aq sa je për skenë, pastaj nuk duan të dinë fare se kush je e se çfarë je. Fati jonë i madh është se kemi dashurinë e të gjithë artdashësve. Kjo na mban gjallë, na inspiron, na motivon dhe na mban të freskët. Unë  për sa kohë të kem frymë, sa të më duartrokasin spektatorët, unë do të jem në skenë. Për instancat nuk di çfarë të them, menjë pension qesharak. Nuk të del as për minimumin e jetesës. Një artist me 44 vite karrierë është e dhimbshme, është katastrofë me një pension të tillë.

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=6lvcB_zEp8I