Ndahen çmimet “BET” të muzikës/ Triumfon Megan Thee Stallion, Queen Latifah nderohet me çmimin e Karrierës

Ishin të shumta mbretëreshat “black” që shkëlqyen në skenën e “Microsoft Theater”, në Los Angeles, për “BET Awards 2021”, çmimet e dhëna nga “Black Entertainment Television”, që çdo vit u ndahen artistëve përfaqësues të kulturës urbane e “black” ndërkombëtare, kryesisht referuar muzikës rep, soul e R&B.

Pas ceremonisë virtuale e vitit të kaluar, e cila ofroi disa shfaqje jashtëzakonisht kinematografike virtuale, këtë vit festimet me teme  "Year of the Black Woman", u zhvilluan live.  

Megan Thee Stallion dhe DaBaby kryesuan nominimet e natës në 7 katëgori; Por teksa Megan u largua si triumfuese me katër çmime, mes tyre edhe arstitja më e mirë femër, DaBaby nuk arriti të merrte asnjë trofe. Artistja më e mirë pop u vlerësua H.E.R. ndërsa albumi I vitit Jazmine Sullivan - Heaux Tales. Këngëtari Chris Brown u shpall artisti më I mirë mashkull në rrymat R&B / Pop.

Të tjera vlerësime u dhanë për Artistin e ri, Giveon dhe bashkëpunimin më të mirë Cardi B featuring Megan Thee Stallion – “WAP”, që u shpall edhe videoja më e mirë e vitit.

“Video Director of the Year” u vlerësua Bruno Mars, ndërsa në fushën e kinematografsë, Judas and the Black Messiah truimfoi si filmi më i mirë, teksa aktorët që rrëmbyen trofe ishin Andra Day dhe Chadwick Bosemann
Nuk munguan edhe surprizat teksa reperja Cardi B zbuloi në skenë se ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë ndërsa performonte në skenë me burrin Offset dhe grupin Migos.