“Mesazhe” e ëndrra me akuarel, 14-vjeçarja nga Durrësi hap ekspozitën e parë
Një 14-vjeçare, e cilësuar talent në pikturë hapi në Durrës ekspozitën e saj të parë. Edhe pse në moshë të re, me shumë ngjyra dhe teknikën e akuarelit ajo tenton të përcjellë edhe mesazhe të forta për kohet që jetojmë.
Këto tablo mbajnë firmën e një Suela Cakës, një 14-vjeçare nga Durrësi që po spikat për talentin në pikturë.
Ajo ka arritur të hapë ekspozitën e parë personale në hollin e teatrit "Aleksander Mosiu" Durrës.
Preferon kryesisht teknikën e akuarelit dhe ndonesë në moshë të re tenton të përcjellë mesazhe të forta me punët e saj.
Piktori, Hysni Vrioni, njëkohësisht edhe mësuesi i 14-vjeçares, e vlerëson për talentin dhe ka pritshmëri të larta.
Suela shpreson të meret gjatë me art duke e parë veten si një artiste te kompletuar në të ardhmen.

