Koncert madhështor bamirësie në Tropojë, do të marrin pjesë këngëtarë të njohur

Në Tropojë nga sot (4 korrik) do të zhvillohet një koncert madhështor në traget me emra të njohur të muzikës, siç është Ramadan Krasniqi, Rovena Stefa, Arben Gjeloshi  si dhe aktorja tropojane Arjola Demiri.

Sipas organizatorëve ky është një aktivitet kulturor, i cili vjen pas një periudhe të gjatë pauze , për shkak të pandemisë.

Organizatorët pohojnë se qëllimi i koncertit për veç argëtimit dhe kulturës, është  të ndihmojë familjet në nevojë, duke dhuruar 1 euro nga çdo pije që blihet për personat në nevojë.

"Është organizuar një aktivitet kulturor pas një periudhe të gjatë pandemie, me një numër të lartë pjesëmarrësish, do kënaqen, do argëtohen. Është edhe një akt bamirësie, pasi për çdo pije të shitur do shkojë 1 euro për bamirësi. Aktiviteti i sotëm ka nisur në orën 14:00 dhe do zgjasë pesë orë. Do të jetë një udhëtim i bukur nga Fierza në Koman  dhe nga Komani në Fierzë. Evenimenti do  ketë vijimësi, por akoma nuk kemi data të caktuara", shprehet organizatorja.