“Me libër nën çadër”, rritet numri i blerësve gjatë pushimeve

Gjatë verës eshte shtuar numri i personave që shfrytëzojnë kohën e pushimeve për leximin. Kjo konfirmohet edhe nga librashitësit, të cilët shprehen se gjatë kësaj periudhe jane shuar blerësit. Xhevat Caushi, librashitës prej 25 vitesh në Tiranë, tregon se librat motivues janë më të pëlqyerit.

Libri në çadër është një mënyrë arratisjeje nga e përditshmja. Shumë pushues veç notit e argëtimit në plazhe, e marrin një libër më vete. Këtë sezon është vënë re rritje e numrit të lexuesve të librave, pavarësisht varësisë nga rrjetet sociale apo celulari.

Xhevat Caushi, librashitës prej 25 vitesh në këtë zonë të Tiranës, tregon se janë shtuar blerësit.

Vajzat janë lexueset më të rregullta.

Librat më të parapëlqyer janë ata motivues.

Caushi këshillon leximin e sa më shumë librave pasi ata kanë një ndikim thelbësor në formimin intelektual të njeriut.