Për herë të parë në Shqipëri ngjarja më e madhe teatrale për fëmijë

Për herë të parë në Shqipëri organizohet ngjarja më e madhe teatrore për fëmijë. Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit.

Trupat Teatrale për fëmijë të 6 qyteteve: Durrës,Vlorë,Elbasan, Gjirokastër,Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qendrën e lagjes muzeale "Kala”.

Në natën e parë të Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë kanë performuar trupat tetrale të qyteteve Durrës e Vlorë,të cilët me mjeshtëri dhe pasion krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive për të pranishmit.

Kanë qënë fëmijë të moshave 8-15 vjeç që janë ngjitur në skenën e teatrit për të performuar pjesë të ndryshme dhe të njohura teatrale shqiptare.

Pas këtyre dy qyteteve, në skenën e Festivalit do të ngjiten në netët në vazhdim trupat tetrale të Elbasanit,Gjirokastrës,  Korçës dhe Beratit.

Juria prestigjoze e përbërë nga Ndriçim Xhepa,Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku do të vlerësojë në natën finale të Festivalit, mbrëmjen e 1 Korrikut, se cila nga trupat teatrale të fëmijëve do të jetë fituesja e Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë.