Bota e egër në foto, fotografë nga vendi dhe rajoni në Shkodër
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra "Wild Europe", që të evidentojnë dhe krijojë fondin e jetës së egër që deri sot i ka munguar Shqipërisë.
Fotografë profesionistë dhe amatorë vendas nga, rajoni dhe vende europiane, eksploruan liqenin e Shkodrës dhe hapësirën përreth.
Të kapesh botën e egër në një sekondë nuk është e lehtë, pasi duhet durim dhe përqendrim.
Shkodrani Jetmir Troshani, është kthyer nga Nju Jorku në vendlindje.
"Fillon me pasurinë tonë, unë dhe miqtë në Shkodër jemi ët vendosur mos ta lemë këtë dhe ndonjëherë kjo bëhet edhe si sëmundje ngjitëse e mirë për të tjerët. Kur vjen puna të mbështetje nëse do të bësh diçka të mirë, duhet të bashkohesh," tha Jetmir Troshani, fotograf.
Stefan Schlegl nga Gjermania dhe Nenad Mihajlovic nga Serbia shprehen se janë mrekulluar nga ajo çfarë kanë parë në këtë liqen, pasuri kombëtare e Shqipërisë.
"Erdha nga Serbia, por unë jam tip aventurier dhe nuk është problem për mua. Liqeni ka veçanti shumëllojshmërinë e shpendëve, natyra është shumë e bukur, Shqipëria është e bukur dhe liqeni i Shkodrës është i mrekullueshëm," Nenad Mihajlovic, fotograf nga Serbia.
"Jam nga Berlini dhe erdha këtu sepse Jetmiri më ftoi dje doja të vija. Është hera e parë që vij këtu dhe mendoj se liqeni i Shkodrës ka disa specie të rralla shpendësh. Në Gjermani nuk ke çfarë të shohësh, kam bërë më shumë se 2000 foto. Uji është i pastër dhe çdo gjë është mirë, por duhet shumë investim," tha tha Stefan Schlegl, fotograf nga Gjermania.
"Një nga treguesit më të mirë për të parë se si vlen turizmi është rikthimi," tha Ilir Hebovija, fotograf.
Edhe për kryebashkiaken e Shkodrës ky kthim për të dytin vit i kësaj nisme është një dëshmi e mirë e asaj çfarë mund dhe duhet të ofrojë qyteti që ajo administron.
"Të gjithë këta fotografë bëjnë një shërbim shumë të madh gjë që është e mirë për qytetin dhe nga ana tjetër shtojnë një vlerë të rëndësishme që është arti," u shpreh Ademi.
Artistët synojnë që krahas kërkimeve shkencore të bërë nga vendas dhe të huaj, t'i shtojnë edhe këtë pasuri, e cila ka vlerë ne disa dimensione.
Fotografimi cilësor i shërben më së miri gjithë teksteve shkollore të të gjitha niveleve të arsimit.
Krijimi i një fondi të përhershëm të arkivimit të fotove të jetës së egër do tu t'u shërbejë të gjithëve që duan të merren me hulumtime te mëjetshme.
