Shkodra mban festivalin e fëmijëve live, për herë të parë Kujtim Aliaj nuk ishte në dirigjim
Festa më e madhe e këngës për fëmijë u rikthye me intepretimet live dhe përpara publikut, në edicionin e saj të 59-të. Duke lënë pas pengesat që shkaktoi pandemia Covid, e cila detyroi organizatorët që në 2020-en ta zhvillonin online, sivjet festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë erdhi në sheshin përpara bashkisë Shkoder.
22 interpretime të zërave të vegjël nga Shqipëria dhe trojet shqifolëse i dhanë ngjyra feste kryeqendrës së veriut.
Drejtori i festivalit Kujtim Alija thotë se kjo është një parapërgatitje për festën e madhe të jubileut të 60-të që vitin e ardhshëm kremton ky festival.
Kujtim Alija: "Shkodra e do këtë festival dhe mundet edhe vetëm të nxjerrë 22 kandidatë që sonte këndonte live"
Ky organizim vjen pas një pune voluminoze që qendra kulturore e fëmijeve Shkoder organizon me përzgjedhjen e mbi 2 mijë talenteve në shkollat e qytetit. Sivjet për herë të parë profesor Aliaj nuk ishte në dirigjim, por në vend të tij ishte artisti i ri Ermir Zogaj.
Finalja e festivalit ku do të shpallen fituesit mbahet mbrëmjen e së dieles.