Hapet shkolla verore e osmanishtes në Universitetin e Tiranës
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me universitet në Turqi hapin për ehrë të katërt shkollën verore të osmanishtes.
Salla e konferencave në Fakultetin e gjuhëve të Huaja do të qëndrojë e hapur edhe për këtë sezon, të paktën për degën e gjuhës turke.
Do të jenë dy grupe studentësh që do të ndjekin leksionet.
"Shkollë verore që ka një karakter aq sa mësimor, kërkimor por edhe një karakter kulturor."
"Janë më atraktivë, e gjejnë më mirë veten e tyre dhe janë më të lirë në pyetje-përgjigje dhe kanë një interes kryesisht për tekstet e vjetra," tha shefi i departamentit.
Zyber Muça është student në degën e turqishtes dhe kursin veror e sheh si mundësi të shtuar.
"Deri tani kam shkuar shumë mirë, gjithmonë e kam menduar që të iki në Turqi për njëfarë kohe dhe si kurs kam qenë ndër të parët që e kam hedhur si ide," tha ai.
Tasin Koçi, poet turk, tha se kjo shkollë do të shërbejë si shkëndijë për këta studentë që të marrin dije në rrafshin kulturor, historik dhe gjuhësor.
"Bëhet fjalë për një gjuhë që e kanë folur dhe e kanë njohur vendet e rajonit dhe të dish këtë gjuhë, e cila hyn në gjuhët e vjetra ka një vlerë të veçantë," tha ai.
Kursi do të zgjasë nga data 28 qershor deri më 9 korrik.
