Perla e Shqipërisë, Vallja e Tropojës zyrtarisht kandidate për në UNESCO
Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo-materiale.
Vallja e Tropojës është fuqizuar shumë vitet e fundit, thotë për emisionin Ditë e Re, Mjeshtri i Madh, Skënder Haklaj. Ai tregon se më 31 mars vallja e Tropojës është regjistruar për tu bërë kandidate në listën botërore të UNESCO-s.

"Bashkë me mbështetjen e Bashkisë të Tropojës dhe Ministrisë së Kulturës, vallja e Tropojës arriti të vërtetohet si kryevepër e trashëgimisë kulturore te kombit.
Në 31 mars të këtij viti vallja e Tropojës është regjistruar për tu bërë kandidate në listën botërore të UNESCO-s.
Historia për fat të mirë është analizuar nga studiues vendas, për këtë kam shkruar dhe dy libra. Kërcimi i Tropojës është i lashtë sa vetë popullata e Tropojës.
Ne Tropojanët nuk e thërrasim valle, për arsye se është paravalle, që do të thotë është ruajtur ai versioni paraprak dhe është e improvizuar. Është shumë gjestikulative. Ka gjeste simbolike. Vallja e Tropojës është vetjake", shprehet për moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu.