Këngë e valle në Lushnjë, grupi i Kurbinit triumfon në festival
Nga Julian Kasapi Përditësimi i fundit 26 Qershor 2021, 13:36
Këngët e vallet popullore buçitën në mes të Lushnjës.
12 grupe nga e gjithë Shqipëria e Kosova shpalosën aty më të mirën e traditës të zonave që përfaqësuan.
Grupi artistik nga Kurbini u vlerësuan me çmimin e parë të edicionit të XI të festivalit kombëtar të Valles Folklorike Tipologjike.
Ansamblet nga Tirana e Kolonja, plotësuan treshen më të mirë.
Ndërsa ansambli nga bashkia jugore e Finiqit u vlerësua për kostumografinë.
Qindra artistë, mbartës e përçues të traditës popullore u ngjitën në skenë, pas periudhës së vështirë të pandemisë.
"Kënaqësia më e madhe është të kënaqet populli."
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles në Lushnjë nisi në vitin 2006 dhe është kthyer në një traditë.



