Shkrimtarët e vegjël, 24 fëmijë të taletuar konkurrojnë me shkrime me tema të ndryshme

24 fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u bën pjesë e këtij konkursi artistik, me fëmijë që frymëzohen nga librat e lexuar e janë të apasionuar pas të shkruarit. Fëmijët kishin hedhur në letër histori rrëfyese me tematika aktuale për menyrën imagjinare të përfytyrimit të botës. Organizatorja thotë se talenti i të vegjëlve duhet mbështetur e vlerësuar pafund.

Mosha 14 vjeçare nuk e ka penguar Devi Koçekun të ushtrojë pasionin e tij në të shkruar, madje ai konsiderohet një talent në këtë fushë.

Në konkursin “Unë jam personazhi”,  Devi ka shkruar një histori rrëfyese për menyrën imagjinare të përfytyrimit të botës.

"U bë një vit e ca që bëj tregime të shkurta me tematika të ndryshme, kam që në moshë të vogël që lexoj."

Noeli, 10 vjeç, i apasionuar pas librave, ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët.

"Të gjithë të lexojnë shumë libra sepse ju ndihmon. Hidhni fantazitë dhe krijoni një libër tuajin".

Sociologia, Marsida Simo, e cila ishte dhe organizatorja e konkursit thotë se është kënaqësi e madhe të punosh me fëmijë të tillë, që kanë shpirt artistik

"Shkrimet e tyre ishin fantastike dhe kjo na bën të mendojmë se ka brum shumë të mirë te fëmijët. Nëse i kultivojmë dhe u nxjerrim potencialin und të kemi një të ardhme shumë të mirë për këta fëmijë."

Ndërsa shkrimtari, Hysen Kobellari, thotë se talenti i fëmijëve duhet mbështetur.

"Mësojini fëmijët të shkruajnë, të mbajnë ditar ose të mbajnë shënime, të hedhin dy vargje tra la la-tri li li, le të jenë vargje të thjeshta të mos jenë si vargjet e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit."

Pjesë e konkursit u bënë 24 fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit.