Art suedez në Tiranë, koreografja Rebeka Bjorling sjell historinë e aktivistes Kiran Gandhi

Historia e aktivistes, Kiran Gandhi, e cila vrapoi gjatë ciklit të saj menstrual në maratonën e Londrës në vitin 2015 shkaktoi furtunë reagimesh në atë kohë.

Ngjarja duket se ka frymëzuar shumë vajza. Një ndër to edhe koreografen suedeze. Rebecca Bjorling.

Të premten ajo solli në Tiranë performancën e saj bazuar në këtë histori kundër stigmës menstruale e që mban emrin Kiran.

Puna e Rebeccës tenton të zbulojë gruan dhe qënien njerëzore.

"Ne intervistuam Kiran. Ajo është një aktiviste feministe. Ajo vendosi të vrapojë gjatë ciklit menstrual dhe kjo shkaktoi shumë polemika. Kiran na tregoi eksperiencën e saj dhe ne e kemi e kemi ndarë atë për herë të parë Stokholm dhe tani në Tiranë."

Shqipëria duket se ka joshur koreografen suedeze, e cila premton se do të kthehet sërish.

"Mbërrita dje dhe nuk kam pasur mundësi të zbuloj më shumë por me aq sa kam parë më pëlqen. Njerëzit janë mikpritës dhe jam ndjerë mirë. Po shoh mundësinë të rikthehem."

Ambasadorja e Suedisë tha se arti i bashkon njerëzit pavarësisht kulturave të tyre.

"Ne takohemi mes artit, kërcimit, leximit të librave. Takimet shërbejnë për të ndarë kultura të ndryshme."

Shfaqja edhe pse për 10 minuta mbërtheu brenda instalacionit Reja qytetarë të shumtë që shijuan artin e Rebeccës, puna e të cilës është duatrokitur në skena të njohura ndërkombëtare.